Loading...

Më 30 gusht një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën dy të rinjve shqiptarë në Itali.

Mediat italiane i janë rikthyer sërish këtij aksidenti fatal ku humbën jetën Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, 20 vjeçar.

Autore e këtij aksidenti u bë Irina Vetere, që rezultoi se kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli në momentin kur shkaktoi tragjedinë

Ajo u arrestua katër ditë më vonë pasi përfundoi në spital me plagë të ndryshme.

Avokati mbrojtës i Vetere thotë se ajo është e shkatërruar teksa e ka takuar në burgun e grave në Modena, ku ndodhet që prej mëngjesit të 4 korrikut.

“Unë jam shumë afër familjes së këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë “, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.

Avokati mbrojtës thotë se 30 vjeçarja e lindur në Rusi dhe me profesion mjeke, nuk mendon asgjë tjetër përveç momentit tragjik të aksidentit që u regjistrua në të gdhirë të 30 qershorit.

Loading...
Loading...
Loading...