Loading...

Në gusht të vitit 1929 në qytetin bregdetar të Durrësit erdhi nga Parisi, kërcimtarja e kabareve Tanja Visirova.

Ajo duhet të kërcente në teatrin mbretëror për mbretin Ahmet Zogu, por ai u dashurua me të dhe ajo qëndroi në qytetin e Durrësit në një rezidencë.

Ata patën një lidhje që zgjati deri në vitin 1933. Por së fundmi rrëfimi i kërcimtares erotike është publikuar nga diplomati dhe publicisti Idajet Hoxha në gazetën ‘’Dita’’.

Kërcimtarja për marrëdhëniet intime që kishte me mbretin e shqiptarëve ka thënë:

Besoj se e kam çuditur, madje jo në pak gjëra. Vinte të më takonte në Durrës, hanim bashkë. Kaloja pasditen me të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullta banje. Nuk bëhej fjalë të bënim not nudo megjithëse ia kërkova disa herë. Protokolli parashikonte dhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej në të njëjtën orë. Zogu, nuk ishte një qenie e ndezur me pasion, por më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua. Por protokolli, kotësitë e funksionit të tij, merrnin frenat dhe i vinin nën kontroll të gjitha gjërat e tjera.’’
Po ashtu ajo ka treguar se motrat e mbretit Zog nuk e donin, kurse nëna e mbretit e detyroi Zogun t’i premtonte se asnjë herë, sa të qe gjallë ajo, ky nuk do të merrte për grua, një vajzë që nuk ishte myslimane.

Po ashtu kërcimtarja ka treguar:

Unë kam qenë një grua që mbante marrëdhënie të shumta me meshkuj, por nuk kam qenë nga ato që u japin të pinë dy tre gota dhe dorëzohen. Për mua dashuria është një festë intime. Që t’i hapem dikujt duhet që ai të jetë edhe miku im veç të tjerave. Zogu nuk diti të zgjonte tek unë këtë ndjesi, në fakt as në dashurinë fizike nuk më kënaqi kurrë.’’

Loading...
Loading...
Loading...