Loading...

Një pjesë shumë e madhe e Rusisë përbëhet nga zona rurale. Gjithsesi, vëmendja dhe fondet e kompanive private dhe autoriteteve të vendit përqendrohen tek qytetet e mëdha.

Kjo ka bërë që shumë prej burrave që jetojnë në këto zona rurale të shkojnë nëpër qytete për të gjetur punë, duke lënë gratë pas.

Thuhet se raporti femra/meshkuj në këto zona ka shkuar 5 me 1.

Nisur nga kjo, fotografja ruse, Olia Ivanova, ka marrë iniciativën që të shkojë dhe të dokumentojë jetën e banorëve në këto fshatra të largët të Rusisë, që nga viti 2009.

Siç pritej, në këto zona mbizotërojnë gratë të cilat ia dalin të bëjnë si punët e burrave ashtu edhe ato të grave.

Loading...
Loading...
Loading...