Loading...

Një aksident tragjik është regjistuar mesditën e sotme, si pasojë ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Ngjarja është regjistruar në rrugën kombëtare Brâncoveneşti- Suseni, ku kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë. Siç shkruajnë mediat rumune, Dervina me origjinë nga Elbasani, ishte duke udhëtuar me një makinë me targa dimplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplas me një kamion mallrash.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht ngë Policia e Shtetit.

“Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit”, shkruhet në njoftim.

Nga përplasja kamioni është kthyer përmbys, e ndërsa mjeti me targa diplomatike doli nga rruga. Kjo shkaktoi trafik të rënduar në zonë duke e lënë të bllokuar të dyja anët e rrugës për disa orë.

Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve të nderuar në Elbasan. Dervina punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh.

Loading...
Loading...
Loading...