Loading...

Vijojnë të zbardhen të tjera detaje lidhur me sulmin me nëntë të vdekur në Ohio të SHBA.
Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur policia ekzekuton me plumba autorin e sulmit të tmerrshëm.

Siç shihet në vide, turma e njerëzve largohet me vrap, teksa autori i qëllon me breshëri plumbash.

Autori i sulmit ishte 24-vjeçari Connor Betts, i cili gjatë sulmit vrau edhe motrën e tij, si dhe plagosi shokun. Ndërkohë, viktimat ishin mes moshave 22 dhe 57 vjeç.

Loading...
Loading...
Loading...