Loading...

olsi

Pak ditë pas deklaratës së historianit turk se Gjergj Kastrioti ka qenë terrorist, duket se një mendim me të ndan edhe ndonjë “shqiptar” si Olsi Jazexhi, që herë pas herë është kontrovers në mendimet e tij dhe që shpesh bën thirrje radikale dhe përhap ideologji urrejtje në rrjetet sociale.

Jazexhi shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu ka qenë terrorist, dhe nëse do të jetonte në kohët e sotme, do të ishte vrarë me dron nga amerikanët.

“Unë mendoj sikur historiani turk Talha Uğurluel që Skënderbeu i ngjan shumë një terroristi. Po të kishte jetuar në ditët tona ai do ish shpallur terrorist nga amerikanët dhe ndoshta do e kishin vrarë me dronë. Nëse amerikanët nuk do e kishin vrarë me drone, duke qenë se Turqia është një aleat me rëndësi i NATO-s ai do ishte shpallur terrorist nga Aleanca Perëndimore, dhe vetë shteti turk do e kishte vrarë me avionët e tij amerikanë.

Duke qenë se Skënderbeu u rebelua kundër shtetit të tij, dmth Turqisë, vrau civilë dhe zyrtarë osman, dogji, preu e shkatërroi dhe vendin e shkretoi, e ndërtoi një ushtri klandestine kristianësh dhe banditësh, sipas klasifikimeve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, Skënderbeu i përmbush të gjithë kriteret për tu klasifikuar si terrorist.

Sipas definicioneve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, një terrorist për të arritur qëllimet e tija politike, përdor akte të dhunshme që të frikësoj njerëzinë dhe shtetarët e një shteti për objektivat e tij. E Skënderbeu bëri pikërisht këtë gjë. Përdori dhunë të organizuar kundër shtetit dhe qytetarëve osmanë.

Loading...
Loading...
Loading...