Loading...

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në Latina, duke arrestuar gjithsej 34 persona. Operacioni i titulluar “Astice” përfundoi me 30 të arrestuar dhe që u vendosën në qeli, e të tjerët janë në kërkim ose në arrest shtëpiak.

Të arrestuarit janë kryesisht italianë, por mes tyre ka edhe shqiptarë. Ndër të prangosurit janë dy oficerë policie, të cilët dyshohet se janë korruptuar nga ana e të arrestuarve. Dy policët përfundon në burg nën akuzat e korrupsionit, sepse kishin favorizuar disa eksponentë kryesorë të krimit të organizuar në Pontine, duke u dhënë atyre favorizime në këmbim të parave dhe drogës, shkruajnë mediat italiane.


Përpos italianëve, të arrestuar ishin edhe shqiptarë. Në prangat e policisë italiane përfundoi E. Lala 26 vjeç nga Shqipëria, E.Collaku 28 vjeç N.Lalaj 29 vjeç. E arrestuar përfundoi edhe një grua nga Shqipëria, E.Skëndo 28 vjeçe. Disa prej të arrestuarve, kryesisht italianët dyshohet se kanë lidhje me disa nga klanet e mafiat e rëndësishme që veprojnë në territorin italian.

Loading...
Loading...
Loading...