Loading...

Komunikata e Policisë:

Elbasan

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Floriri”.

Zbardhen tre raste të vjedhjes me dhunë të varëseve të floririt.

Arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e vjedhjes me dhunë nga qafa të varëseve të floririt, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, është marrë informacion se një shtetas në kohë dhe vende të ndryshme realizonte vjedhje te varëseve te floririt nga qafa të shtetaseve në qytetin e Elbasanit.

Si rezultat i punës se mirëorganizuar dhe reagimit të shpejtë të strukturave policore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në kuadër të operacionit “Floriri”, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa të një shtetaseje që po kalonte në rrugë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera me dhunë, konkretisht:

• Më datë 15.05.2019 në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varesen e floririt shtetases A. B.

• Më datë 10.06.2019 në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka i vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases V.B.

Vjon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes me dhunë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe identifikimin e personave të tjerë me të cilët bashkëpunonte për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Loading...
loading...
Loading...