Loading...

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të stakojë energjinë elektrike në disa zona në Elbasan dhe Shkodër më 14 qershor.

OSHEE bën të ditur se kufizimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të punimeve të remontit të planifikuar në këto qytete.

“Në nënstacionin e Elbasanit në datën 14 qershor gjatë intervalit kohor 16:00-20:00 do të stakohet energjia në këto zona në Elbasan Ish Kombinati Metalurgjik, Biznese, Gracen, Bradashesh, Shijon, Dopaj, Mamel, Shtemaj, Delishtë”, thekson OSHEE.

Sipas OSHEE, po ashtu për shkak të remontit të planifikuar nga OST në linjën 110kV L110-19 HEC Vau i Dejës – Shkodra 1, në datën 14 qershor në intervalin kohor 08:00-16:00, do të mbeten pa energji këto zona në Shkodër; Mjedë, Shelqet, Pistull, Paçram, Stajkë, Bashkia Laç i Vaut të Dejës, Dush, Gomsiqe, Hajmel, Nënshat, Vig-Mnele, Kaç, Naraç, Rrenc, Guri i Zi, Juban, Rragam, Sheldi, Vukatanë, Kuç, Bardhaj.

OSHEE është duke investuar në rrjet, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj abonentëve, si dhe reduktimin e humbjeve në rrjet.

Loading...
loading...
Loading...