Loading...

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shprehet krenar dhe i bindur për pafajësinë e Haradinajt.

Por Meta flet gjithashtu edhe për pabesi dhe presion ndaj Ramush Haradinajt.

Postimi i Metës:

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”.
Nga qeveria shqiptare i pari që reagoi ishte ministri Pandeli Majko, ndërkohë që deri në orët e vona të kësaj të premteje nuk ka patur një reagim nga kryeministri Edi Rama, për një ngjarje që zuri vendin kryesor në mediat ndërkombëtare.

Loading...
Loading...
Loading...