Loading...

Ka pak kohë që e ka bërë publike lidhjen e saj dhe është shprehur hapur se do të kurorëzohej në martesë me të dashurin e saj. E kemi fjalën për këngëtaren Alida Duka, e cila po jetonte një romancë me një menaxher të pasur me origjinë nga Franca.

Por me sa duket, gjërat kanë ndryshuar në moment të fundit. Kështu Alida, e cila është motra e Stines, ka thënë gjatë një interviste për “Panorama” se i ka dhënë fund lidhjes së saj të gjatë.

Edhe pse tepër i pasur, të ardhurat e menaxherit nuk kanë mjaftuar për ta mbajtur pranë vetes Alidën.

Ajo ka deklaruar:

Lidhja me francezin Xavier ishte një lidhje shumë e veçantë për mua, e cila la gjurmë tek unë. Për këtë arsye publikova dhe këngën “Krejt me harru” para ca kohësh. Dikush që nuk diti të vlerësojë vlerat që unë kam, nuk ka edhe pse të jetë me mua. Çdo gjë tjetër materiale nuk më hyn në sy, sepse e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe jam krenare për këtë. Karakteri është mbi të gjitha, ajo çfarë unë vlerësoj shumë”.
Kujtojmë se Xavier i bëri dhuratë një orë me 10 diamante, dhuratë e cila bëri që gjerësisht ai të cilësohej si një njeri i pasur.

Loading...
Loading...
Loading...