Loading...

Skena të llahtarshme vijnë nga ndeshja e kampionatit belg mes Standardit të Liezhit dhe Anderlehtit, e cila u braktis në minutën e 30-të.

Pas 30 minutave lojë, vendasit nga Liezhi, kryesonin me shifrat 2-0, dhe Anderlehti kishte mbetur me 10 futbollistë në fushë.

Mërzia e tifozëve të Anderlehtit arriti kulmin, dhe ata filluan të hidhnin flakadanë në fushën e lojës, dhe me miqtë që nuk po qetësoheshin, arbitri kryesor i sfidës vendosi që të tërheqë skuadrat, dhe ta braktisë ndeshjen, pas këtyra skenave të tifozëve.

Loading...
loading...
Loading...