Loading...

 

papa lezbos

Papa Francesku po planifikon të marrë 10 refugjatë në Vatikan ndërsa i bën thirrje Europës të ndihmojë për largimin e emigrantëve të bllokuar në Greqi.

Një zyrtar vendas konfirmoi planin për agjencinë e lajmeve AFP ndërsa Papa Francesku nisi turin e tij drejt ishullit grek Lesbos.

Plani i tij mendohet se nuk dhunon marrëveshjen Turqi- BE pasi emigrantët që mendohet që ai do të marrë me vete në kthim kanë mbërritur para afatit 20 mars.

Mediat greke thonë se janë 8 emigrantë nga Siria dhe 2 afganë të cilët do të hipin në avion bashkë me Papa Franceskun për t’u larguar nga Lesbos mbrëmjen vonë të së shtunës.

Loading...
Loading...
Loading...