Loading...

 

Nëndrejtori i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Ervin Sahatçiu, ka prezantuar për Report TV, të gjitha risitë dhe elementet e sigurisë që mbartë emisioni i ri i kartëmonedhave.

Në vitin 1996 Banka e Shqipërisë ka emetuar serinë e kartëmonedhave aktuale, të cilat tashmë do të ndryshojnë përsëri. Në 12 shator 2019, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantoi serinë e re të kartëmonedhave, e cila vjen e rikonfiguruar dhe e ristilizuar artistikisht, duke mundësuar aplikimin e teknologjive dhe zhvillimeve më të fundit në industrinë e prodhimit të kartëmonedhave. Kjo seri e re sipas Bankës së Shqipërisë gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë. Kartëmonedha 200 lekë dhe 5000 lekë do të hidhen në qarkullim në 30 shator 2019, të cilat do të kenë të njëjtin kurs ligjor si kartëmonedhat aktuale.

Nëndrejtori i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Ervin Sahatçiu, ka prezantuar për Report TV, të gjitha risitë dhe elementet e sigurisë që mbartë emisioni i ri i kartëmonedhave.

Zoti Sahatçiu, si lindi nevoja për një seri të re kartëmonedhash?

Një nga detyrat kryesore të BSH është emetimi i kartëmonedhave me kurs ligjorë, gjithashtu banka ka përgjegjësinë për ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë të kartëmonedhave që ajo emeton.

Seria aktuale daton që prej vitit 1996, pra kanë kaluar 23 vite që nga emetimi i saj për herë të parë dhe njihet si praktikë ne vendet tjera bankat evropiane e më gjerë qe në periudha 12 ose 20 vjeçare ato bëjnë një rishikim dhe përmirësim të serive të tyre të kartëmonedhave.

Cilat janë disa nga risitë që kanë seria e re e kartëmonedhave të prezantuara nga Banka e Shqipërisë?

Po këto kartëmonedha kanë disa të reja por unë do ti përmblidhja në tre drejtime kryesore, që janë:

1. Së pari ato janë më të sigurta pasi janë të integruara në to elemente të sofistikuara të sigurisë.

2. Janë përdorur teknika bashkëkohore në drejtim të dizajnit të elementeve kryesor dhe ato shoqërues të kartëmonedhës.

3. Ato janë më rezistente për shkak të përdorimit të elementeve më rezistent, siç është polimeri që është përdorur në kartëmonedhën 200 lekë.


Ervin Sahatçiu

Ju keni përdorur material polimeri tek 200 lekëshi, pse ky material?

Për shkak se polimeri është një material më rezistent se letra, është më rezistent ndaj ndaj agjentëve atmosferik si lagështira dhe pluhuri dhe bën qe kartëmonedha të jetë më gjatë në qarkullim. Arsyeja kryesore është fakti që kartëmonedhat me vlerë më të vogël përdoren më me pak kujdes dhe janë më të dëmtuarat në treg.

Çfarë do të ndodhë më kartëmonedhat e tjera që janë ne qarkullim?

Të gjitha kartëmonedhat ekzistuese të emetimit aktual do të vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim, ato do të kenë kurs ligjor dhe do të vazhdojnë të përdoren si mjet pagese për kryerjen e blerjes së mallrave dhe shërbimeve nga agjentë ekonomik edhe publiku.

Cilët janë elementët e shtuar të sigurisë në këto kartëmonedha të reja?

Ato kanë një seri elementësh të shtuar dhe përmirësuar. Si këshillë e parë për publikun, gjithmonë duhet të kontrollojnë kartëmonedhat përpara kryerjes së një transaksioni, dhe mënyra që ne sugjerojmë për kontrollin është ajo nëpërmjet prekjes, shikimit dhe lëvizjes së kartëmonedhës.

1. Nëpërmjet prekjes përdoruesi mund të dallojë përbërjen e kartëmonedhës. 200 lekëshi është shtypur në polimeri dhe gjatë prekjes ajo të jep një ndjesi të veçantë. Nëpërmjet prekjes dallohet shtypi me reliev që është shumë i ndjeshëm në portretin kryesor të kartëmonedhës, në numrat që tregojnë vlerën nominale, në shkrimet e kartëmonedhës dhe në vijat e printuara në anët anësore të kartëmonedhës.

Nëpërmjet shikimit dhe mbajtjes së kartëmonedhës kundrejt dritës, ai mund të dallojë tek kartëmonedha 200 lekë elementin dritare, i cili për herë të parë është integruar në kartëmonedhat shqiptare, dhe përkufizohet si një formë e paprintuar në trupin e kartëmonedhës dhe nëse do ta mbajmë kartëmonedhën kundrejt dritës do të shohim se ajo është e tejdukshme dhe në të është gdhendur portreti i Naim Frashrit që në këtë rast është portreti kryesor i kartëmonedhë. Një element tjetër është elementi i regjistrimit që është një imazh i stilizuar i shqiponjës i cilin në pjesën ballore të kartëmonedhës është i paprintuar ndërsa në pjesën e pasme është i printuar. Element i shtuar është shiriti i shndritshme i vendosur në pjesën e pasme të kartëmonedhës.

2. Elementët e kartëmonedhës 5000 lekë, që do të ndjekë metodën prek, shiko dhe lëviz. Portreti kryesor, numrat që tregojnë vlerën nominale, shkrimet dhe vijat anësore janë të shtypura me shtypin me reliev dhe të ndjeshme në momentin e prekjes. Nëse do ta mbajmë kartëmonedhën kundrejt dritës do të vërejmë që në pjesën e djathtë do të shfaqet në brendësi të letrës imazhi kryesor i kartëmonedhës, së bashku me vlerën nominale. Kjo është figura ujore që është një element sigurie i integruar në kartëmonedhë. Gjithashtu filli i sigurisë është i ndërthurur në letrën e kartëmonedhës me dritare dhe nëse do ta mbajmë kundrejt dritës ai do të duket si një vijë e errët e pandërprerë. Përsëri në këtë monedhë është elementi i regjistrimit, imazhi i stilizuar i shqiponjës së paprintuar dhe të printuar në pjesën e pasme. Në krahun e mjatë të kartëmonedhës kemi hologramën ose shiritin e argjendtë e cila në varësi të këndvështrimit do të ndryshojë imazhe ose efektin në të katërt elementët e saj. Kemi stemën e bankës imazhin kryesor, vlerën nominale dhe mburojën së bashku me shpatën.

Çfarë do të ndodhë me kartëmonedhat e tjera që janë në qarkullim, do të asgjësohen ato që janë më të përdorura, si do të procedohet në këtë pjesë?

Këtu mund të theksojmë se kartëmonedha hidhet në qarkullim nëpërmjet sistemit bankar. Pas përdorimit ato kthehen në Bankën e Shqipërisë përsëri nga bankat e nivelit të dytë, më pas ato në Bankën e Shqipërisë i nënshtrohen një procesi verifikimi, kontrollit për cilësi dhe autencitet dhe nëse ato rezultojnë të përshtatshme për qarkullim ato do të paketohen dhe do të përgatiten për tu hedhur në qarkullim, ndërsa ato që rezultojnë të papërshtatshme do të asgjësohen nëpërmjet grirjes dhe do të zëvendësohen rast pas rasti me kartëmonedhat e reja.

“Beautiful” money! When will you have safe coins in your hands?

In 1996, the Bank of Albania issued a series of current banknotes, which will now change again. On September 12, 2019, Bank of Albania Governor Gent Sejko introduced the new series of banknotes, which is reconfigured and artistically reconfigured, enabling the application of the latest technologies and developments in the banknote manufacturing industry. According to the Bank of Albania, this new series combines maximum security, modern appearance, artistic communication of historical message and the highest resistance to use. It is fully reconstituted with 6 denominations: 200, 500, 1,000, 2,000, 5,000 and 10,000 ALL. The 200 ALL and 5000 ALL banknotes will be issued on 30 September 2019, which will have the same legal rate as the current banknotes.

The Deputy Director of the Bank of Albania Issue Department, Ervin Sahatçiu, presented to Report TV all the innovations and security elements that the new issue of banknotes carries.

Mr. Sahatçiu, how did the need for a new series of banknotes arise?

One of the main duties of the BoA is to issue legal tender banknotes, and the bank also has the responsibility to maintain the integrity and reliability of the banknotes it issues.

The current series dates back to 1996, so 23 years have passed since its first issue, and it is well-known practice in other European banks and beyond that over the course of 12 or 20 years they make a review and improvement of their series. their banknotes.

What are some of the innovations of the new series of banknotes introduced by the Bank of Albania?

Yes these banknotes have some new ones but I would summarize them in three main directions:

1. First they are safer as they incorporate sophisticated security elements.

2. Contemporary techniques have been used in the design of the principal and accompanying notes of the banknote.

3. They are more resistant due to the use of more resistant elements, such as the polymer used in the 200 lek note.

You used polymer material at 200 ALL, why this material?

Because polymer is a material more resistant to paper, it is more resistant to atmospheric agents such as moisture and dust and makes the banknote longer in circulation. The main reason is the fact that smaller value banknotes are used less carefully and are the most damaged in the market.

What will happen to other banknotes in circulation?

All existing current issue banknotes will continue to be in circulation, they will have legal tender and will continue to be used as a means of payment for the purchase of goods and services by economic agents and the public.

What are the added security elements to these new banknotes?

They have a series of elements added and improved. As a first tip to the public, they should always check the banknotes before conducting a transaction, and the way we suggest checking is through touching, viewing and moving the banknote.

1. By touch the user can distinguish the composition of the banknote. The 200 lek is pressed on the polymer and gives a unique feel to the touch. The touch is distinguished by the relief print which is very sensitive to the main portrait of the banknote, to the numbers showing the face value, to the notes of the banknote and to the lines printed on the sides of the banknote.

By viewing and holding the banknote against the light, he can distinguish the 200 lek note from the window element, which is first integrated into Albanian banknotes, and is defined as an unprinted form on the body of the banknote and whether to hold the banknote against it. to the light we will see that it is translucent and engraved on it the portrait of Naim Frashri which in this case is the main portrait of the banknote. Another element is the registration element which is a stylized eagle image which is unprinted on the front of the banknote and printed on the back. An added element is the lustrous ribbon placed on the back of the banknote.

2. Elements of 5000 lek banknote, which will follow the touch, see and move method. The main portrait, the numbers that show the face value, the logs and the side lines are printed with relief and sensitive print at the touch. If we hold the banknote against the light we will notice that the main image of the banknote will appear on the right side of the paper, along with the face value. This is the aquatic figure that is a security element integrated into the banknote. Also the security thread is interwoven into the banknote paper with the windows and if we hold it against the light it will look like a continuous dark line. Again on this coin is the recording element, the stylized image of the unprinted eagle printed on the back. On the upper side of the banknote we have the hologram or silver ribbon which depending on the angle will change the images or the effect on all four of its elements. We have the bank emblem main image, face value and shield along with the sword.

What will happen to the other banknotes in circulation, the most used ones will be annihilated, how will this be handled in this section?

Here we can point out that the banknote is issued through the banking system. After use they are returned to the Bank of Albania again by commercial banks, afterwards they are subject to a process of verification, quality control and authentication and if they turn out to be suitable for circulation they will be packaged and prepared. to be put into circulation, while those resulting inappropriate shall be disposed of through milling and replaced on a case-by-case basis with new banknotes.

Loading...
Loading...
Loading...