Loading...

NASA logo at the Kennedy Space Center. Florida

Paralajmërim i frikshëm i NASA-s për disa qytete globale të rangut të lartë. Shkencëtarët kanë dhënë alarmin se niveli i deteve po rritet, ndërsa parashikojnë katastrofa gjatë 150 viteve të ardhshme. New York, Londër, Rio de Janeiro dhe Shangai mund të jenë qytetet të cilat mund të përmbytjeve pas 50 ose 100 vitesh. Ngrohja globale gjithashtu rrezikon edhe shumë kryeqendra botërore.

“Ne jemi në rrezik dhe shumë të rinj mund të kenë një fat që askush nuk do donte që ata ta trashëgonin”, ka thënë një shkencëtar i NASA-s, për gazetën New York Times.

Sipas tij duhet me urgjencë të ulet emetimi i dioksidit të karbonit. Por gjatë viteve në vazhdim gjithashtu edhe stuhitë vrasëse do të shtohen. Për klimën shkruan gazeta amerikane nuk duhen vetëm marrëveshje në letër, por ato duhet të zbatohen nga fuqitë botërore.

Loading...
Loading...
Loading...