Loading...

Arat e tyre kishin 25 vjet të bllokuara. Prodhimet më shumë transportoheshin me kafshë. Vuajtje pa fund për 32 familje të fshatit Shkozë në Belsh.
Megjithatë duket se ky problem ka marrë zgjidhje.
Me mjetet e saj bashkia Belsh ka bërë të mundur hapjen e 2 km rrugë e cila ka mundësuar që të “çlirohen” 60 hektarë tokë.
Fermerët e këtij fshati tashmë mund të shfrytëzojnë sa të duan tokën e tyre.
Ja çfarë shkruan bashkia Belsh për këtë projekt:
Pas 25 viteve beme te mundur hapjen e rreth 2 km rruge ne fshatin Shkoze, e cila i sherben 60 ha toke dhe 32 familjeve te ketij fshati.

Loading...
Loading...
Loading...