Loading...

 

Një ditë më parë, u përhap menjëherë lajmi se vetëm një muaj pas daljes së Stresit nga burgu, martesa e tij me Keisin ishte në krizë.

Reperi dhe bashkëshortja e tij nuk ndiqen më në rrjetet sociale, madje Keisi ka hequr nga profili i “Istagram”-it mbiemrin e Stresit, duke bërë të gjithë të dyshojnë se janë ndarë.

Pas lajmit të ndarjes, Stresi publikoi në profilin e tij në “Instagram” një foto ku uronte mikun e ngushtë për ditëlindje.

E kështu ka bërë edhe Keisi së fundmi. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet në restorant, teksa sheh e qeshur nga njëri drejtim. Ajo që bie në sy është tatuazhi i saj në krah, ku është shkruar një frazë nga një këngë e Stresit: “Për ty krejta i boj, fjalën nënë s’e harroj”.

Pavarësisht lajmeve për divorcin e tyre, reperi dhe Keisi duket se kanë vendosur që të mos reagojnë, duke i bërë të gjithë kuriozë se çfarë po ndodh.

Loading...
Loading...
Loading...