Loading...

Një zbulim i rrallë ka dalë në sipërfaqe në ishullin e Korsikës, ku është gjëtur një varr i fshehtë etrusk, i cili daton rreth 24 shekuj më parë.
Në varr është zbuluar një skelet që rrethohej nga disa poçe dhe kjo gjetje është tejet e vlefshme si provë për të kutpuar më mirë qytetërimin e Antikitetit.

Përgjegjësi i gërmimeve, Laurent Vidal, ka shpjeguar që sipas llojit të qeramikës ky varr daton nga vitet 300 deri në 350 para Krishtit.

Varri i zbuluar nga shkencëtarët e Institutit Kombëtar Francez për Hulumtime Arkeologjike, ndodhet saktësisht në një tokë private të Alerisë, Korsikë, në zonën e quajtur Lamajone nën një thellësi prej 2 metrash poshtë një nekropoli të periudhës romake.

Franck Leandri, tha për ‘misionin’:

Është lidhja që mungon, e cila do të na lejojë të bashkojmë ritet funerare etruske, por gjithashtu përforcon hipotezën se para pushtimit romak (në -259 pes), Aleria ishte një pikë tranziti në Detin Tyrrhenian.”
Gërmimet nga shkencëtarët filluan që në qershorin e vitit të shkuar dhe kostoja e këtij kërkimi ka shkuar mbi 1.5 milionë euro, por me sa duket ia ka vlejtur.

Loading...
Loading...
Loading...