Loading...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka postuar një foto, ku ai është ulur ballë për ballë me kryeministrin Rama, së bashku me kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë se ata kanë marrë pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Poznan të Polonisë.

“Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, në bashkëbisedim me Kryeministrat e rajonit” shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se mes Haradinajt dhe Ramës pati një mosmarrëveshje në Samitin e Berlinit. Kryeministri i Kosovës akuzonte Ramën se në këtë Samit i ka bërë presion më shumë se Vuçiçi në sy të gjithëve në Berlin për të hequr taksën 100% për mallrat serbe.

Nga ana tjetër Rama e mohoi një gjë të tillë, ndërsa vetë Haradianj më pas bëri hapa mbrapa dhe deklaroi se Ramën e ka si vëlla. Tashmë mesa duket dy kryeministrat e kanë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjen.

Loading...
Loading...
Loading...