Loading...

Të gjithë u njohën pak kohë më parë me sherrin e bujshëm që ndodhi mes dy këngëtareve që fati ka dashur të ishin edhe kunata, Nora Istrefit dhe Altuna Sejdi.

U tha se ato nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe se as nuk shoqëroheshin më, por këtë herë, pas shumë të thënash e të pathënash, ka folur për herë të parë Nora.

E ftuar në “Xing me Ermalin” ajo hodhi poshtë thashethemet se nuk flasin më dhe shtoi se Tunën vijon ta respektojë.

Në vijim këngëtarja habiti të pranishmit dhe ata që e ndiqnin nga shtëpia, teksa u shpreh se me kunatën e saj nuk kanë qenë kurrë shoqe të ngushta.

Mirëpo, të gjithë e mbajmë mend kohën kur dy vajzat shikoheshin të pandara, bashkë, kudo, në çdo event dhe e kishin bërë njëra-tjetrën pjesë të përditshmërisë së tyre.

Nora tha:

Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë.
E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht.
Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”.

Loading...
loading...
Loading...