Loading...

Greqia po kalon ditë të tmerrshme, për shkak të fatkeqësive natyrore, nga tërmetet e fuqishme dhe moti i keq, me erëra të forta dhe shtrëngata shiu.

Mediet fqinje raportojnë se përveç tërmeteve të njëpasnjëshme, moti i keq ka goditur sot një pjesë të vendit. Kështu, qyteti i Xanthit është goditur pasditen e sotme nga reshje të mëdha shiu dhe stuhi breshëri, duke krijuar panik te qytetarët.

https://www.facebook.com/xanthinea/videos/404255373545365/?t=1

Sipas medieve, gjithçka ka ndryshuar krejt papritur, teksa retë kanë mbuluar qiellin dhe temperaturat kanë rënë ndjeshëm. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që rrugët e qytetit të shndërrohen në “lumenj”.

“Protothema” raporton se breshëri sa një kokërr lajthi ka rënë për disa minuta, por nuk dihet ende nëse ka shkaktuar dëme të mëdha. Ndërkohë, moti ekstrem ka përfshirë sot edhe Bullgarinë.

Πριν λίγο στην Καλλιθέα, στην #Ξάνθη

Publiée par XanthiNea.gr sur Samedi 3 août 2019

Kujtojmë që pak javë më parë një stuhi e frikshme me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu goditi gadishullin turistik të Halkidikit në Greqi, duke iu marrë jetën shtatë turistëve.

Toka greke vijon të lëkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme. Është regjistruar tërmeti i dytë për sot.

Pas lëkundjes 4.8 ballësh, raportohet se një tjetër tërmet 3.6 ballë i shkallës Rihter ka goditur zonën afër Zylokastros.

Mediet greke raportojnë se tërmeti ndodhi në det 30 kilometra në veri-perëndim të Korintit, para një ore.

Sipas një studimi të Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 14.9 kilometrash dhe u ndje në shumë zona përreth.

Loading...
Loading...
Loading...