Loading...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për padinë që selia blu ka bërë sot në prokurori për arkitektin danez, Bjarke Ingels.Sipas PD-së, arkitekti në fjalë është përfshirë në mënyrë të paligjshme në projektin korruptiv të grabitjes së tokës publike te Teatri Kombëtar për ndërtimin në këtë atje të kullave private.

Boçi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, tha se Partia Demokratike përmes padisë synon të nxjerrë në pah skemën korruptive dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë aferë.

Ai hodhi akuza të forta edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se projekti i arkitektit danez, u shpall fitues nga vetë shefi i qeverisë pa garë dhe pa respektuar asnjë ligj. Ish-deputeti i PD-së komentoi edhe çështjen e reformës zgjedhore, ku shtoi se Rama nuk mund ta adresojë dot ata pa pjesëmarrjen e opozitës.

“PD i është referuar kodit të procedurës penale dhe prandaj janë ato parashikime. Oferta e Fusha shpk nuk është një ofertë e pa kërkuar, por qenka një ofertë e mirë studiuar. Kjo është një akuzë që çmonton një mega aferë. Ka disa emra, të cilët do të thirren për të dëshmuar. Projekti i arkitektit, Bjarke Ingels ka qenë i porositur për një ndërtim publik. Akuza është e faktuar. Nuk kemi një, por kemi disa persona të akuzuar dhe prokuroria do ta ndërtojë atë në mënyrë progresive. Kur them të çmontohet? Them që të dalë skema korruptive. Projekti është shpall fitues nga ana e kryeministrit pa garë, pa respektuar asnjë ligj. Arsyeja e opozitës në raport me reformën zgjedhore është një reformë e kërkuar edhe nga vetë PD. Rama nuk e bën dot pa opozitën, sepse ajo në parlament nuk është opozita reale, por flasin në emër të saj”-tha ai.

Loading...
Loading...
Loading...