Loading...

Merret peng në një ndërtesë të braktisur me pistoletë tek koka një 28-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peqinit. L.Rr 25 vjeç me banim në Tiranë ka marrë peng nën kërcënimin e armës shtetasin me inicialet I.Q. 28 vjeç me banim në Bulqizë për arsye që ende mbeten mister.
Ja komunikata e Policisë:
Peqin Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin: I.Q., 28 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale ” Veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Si dhe është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit: L.Rr., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ” Heqje e paligjshme e lirisë” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi ; L.Rr, në një banesë të braktisur në Peqin ka mbajtur për disa orë nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë për motive ende të paqarta shtetasin I.Q.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes , si dhe për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Loading...
Loading...
Loading...