Loading...

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 19-vjeçar në kërkim për grabitjen e një tregtari të moshuar më datë 8 maj në Peqin, të cilit i dhanë edhe lëng paralizues. Ky është autori i katërt i dyshuar për “Vjedhjen me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë që tre të tjerë, bashke me vajzën që akuzohet se e futi në kurth të moshuarin janë arrestuar më herët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.LL., dhe E.SH., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z. dhe kanë vjedhur një sasi parash. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

NGJARJA
Nga veprimet paraprake të kryera rezulton se në shtëpinë e 76-vjeçarit Skënder Zeqiri ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i ka dhënë për të pirë një shishe me lëng të moshuarit, duke i paralizuar kujtesën. Për pasojë i moshuari ka përfunduar në spital.

Dy shtetasit ende të paidentifikuar kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar pa ushtruar dhunë ndaj të zotit të banesës, i cili tashmë përfundoi në spital për ndihmë mjekësore si pasojë e pijes së konsumuar.

Loading...
Loading...
Loading...