Loading...

policia1

Kundërshtojnë  dhe godasin  punonjësin e policisë, arrestohen në flagrancë tre shtetas në një fshat të Peqinit.

Specialistët për krimet në komisariatin e  policisë  Peqin  arrestuan në flagrancë Xhaferr Tabaku, 39 vjeç, Viktor Tabaku, 36 vjeç dhe Hysen Tabaku, 49 vjeç, vëllezër me banim në fshatin Karthnek Peqin, pasi gjatë ditës së djeshme, në një konflikt për motive pronësie me djalin e xhaxhait I.Tabaku, 60 vjeç, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë inspektor  N.P, 56 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...