Loading...

Tutori: Kam 10 vjet që e bëj këtë gjë në Shqipëri, kam pas edhe mosha 17 vjeç

Emisioni investigativ Stop, përmes kamerës së fshehtë zbuloi mbrëmjen e kësaj të marte se si funksionon rrjeti i prostitucionit në vendin tonë.

Stop solli me zë dhe figurë sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët.

E infiltruara e Stop arriti të linte takim me tutorin pas bisedave në Instagram. Pikërisht nga këto takime tutori zbulon se ka 10 vjet që merret me këtë “biznes”.

Ai e siguron vajzën se tek hotelet ku ushtrohet prostitucioni nuk ka polici dhe zbulon se në të shkuarën ka pasur edhe vajza nën moshë. Si përket pagesës, tutori zbulon se çmimi ndahet më dysh.

Tutori- Ça bëre?

Vajza- Si je?

Tutori- U lodhe?

Vajza- Mirë!

Tutori– Ku ulna, të pim nai kafe?

Vajza- Tashi, që të futemi në muhabet tamam…

Tutori- Futu direkt në muhabet!

Vajza- Më shpjego, ça bëhet si bëhet, se si ku, nga se.., nuk është se jam…

Tutori- Atëherë…!

Vajza- E fushës… Tani do t’i futem ksaj fush. E kupton? Kshuqë s’është, se…

Tutori– S’ke bërë asnjëherë domethënë, për qejf?

Vajza- Po, e kupton? Nuk është se kam qenë kostabël në dicka. Shiko se është, që do të…, e kupton?

Tutori- E kuptoj! Tani unë kam 10 vjet, që e bëj në Shqipëri këtë gjë. Për pjesën e sigurisë, për pjesën e problemeve, s’ka.

Vajza- Unë e kam ktu, domethënë frika ime më e madhe, është pjesa e policisë.

Tutori- Nuk ke, se atje ku të çoj unë, te hoteli, që të çoj unë, do njifesh.

Vajza– Mirë pra, mirë!

Tutori- Janë shokët e mi. A kupton, që janë…,e kanë hotelin.

Vajza– Po, larg qoftë, marrim pjesën, që mund të na kapi noi polici, noi gjë?

Tutori- S’kap asnji nga ato hotele.

Vajza- S’ka ndodh noiherë?

Tutori- Jo! Asnjëherë!

Vajza- Mirë pra, i qëndrojmë ksaj, që s’ka ndodhur shyqyr!

Tutori- Jo s’ka ndodhur për Zotin! Ti jo, unë kam 3 goca, unë kam pas më shumë, po…

Vajza– Hë, hë…

Tutori- Kam pas edhe mosha 17.

Vajza- E kuptoj!

Tutori- Edhe kur s’është besnike, për Zotin mu s’më pëlqen ajo gjë! Më mirë më thuj, o xxx, e di, si është puna? Më lë kaq lekë, sesa…

Vajza- Po pra. domethënë për pjesën e lekëve, sa q.. ? Si është?

Tutori– Është gjys për gjys.

Vajza- Gjys për gjys, varet në orë?

Tutori– Po, në orë.

Vajza- Sa është ora?

Tutori- Tani, ti i bo të gjitha? Ca bën, ça s’bën?

Vajza- Domethënë, çdo gjë, që do kërkojë klienti duhet bërë?

Tutori– Tani, varet. Nëqoftëse i bën ti, është plus për ty, plus për mu.

Vajza- Hë, hë…

Tutori- Më mirë, se rritet çmimi! Nëqoftëse s’i bën, normalisht pagesa do jetë pak më e ulët.

Vajza- E kuptoj! Po kshu, vend qëndrimi për gocat, apo thjesht, kur gjen, ti i merr në telefon? Apo ka noi vend?

Tutori- Do vish, do vish me mu..!

Vajza- Ah, ah…

Tutori- Do vish me mu! Turnin e parë kam 2 gocat të tjera. Nëqoftëse, ti për shëmbull bie dakord që sot, mund të vish, që sot mbasdite me gocën tjetër!/tvklan.al

Loading...
Loading...
Loading...