Loading...

Prindërit nuk do të paguajnë për librat e fëmijëve të cilat janë dëmtuar gjatë përdorimit. Konfirmimi vjen për Abc News nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë vitin që vjen tekste me përdorim falas, do të marrin dhe nxënësit e klasave të pesta.

Disa prej teksteve shkollore të marra në përdorim nga nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën vitin e shkuar mund të rezultojnë të papërdorshme, por prindërit nuk do të paguajnë për to.

Ata kanë për detyrë të fshijnë shënimet në libra dhe t’i dorëzojnë tek mësuesit kujdestar, por kosto për tekstet e dëmtuar i kalon buxhetit të shtetit.

Këtë e bën të ditur për ABC News përgjegjësja e Sektorit te Programeve te Zhvillimit te Arsimit Parauniversitar në ministri Anila Ferizaj.

Mësuesit kujdestar do t’i dorëzojnë tekstet pranë komisioneve të vlerësimit ngritur pranë shkollave. Ato do të vlerësojnë se cilat libra mund të përdoren nga nxënësit e vitit që vjen dhe sa tekste të reja duhen porositur për shtyp.

Veç nxënësve nga klasa e parë në të katërt vitin që vjen tekste në përdorim pa pagesë do të marrin dhe nxënësit e klasave të pesta./ABC News Albania 24/7

Loading...
Loading...
Loading...