24 vjeçari nga Kamjani i Tetovës, Benjamin Ferati është përcjellë dje për në banesën e fundit.

Varrimi i tij u bë, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Kamjan.

Ai do të kujtohet si hero që dha jetën duke tentuar të shpëtojë dy vajza ne Zvernec, edhe pse nuk mundi ta bëjë dot, dallgët ishin më të forta se ai, shkruan TetovaNews.

Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit, ndërsa lajmi për aktin e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediet shqiptare, boshnjake dhe në të gjitha rrjetet sociale.

loading...