Loading...

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e radhës të datës 15 maj kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1.205 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre.

Numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është, si më poshtë vijon: për Qarkun Berat (ZVRPP Berat, Kuçovë, Çorovodë), numri i parcelave ndërtimore është 35, me sipërfaqe të përgjithshme 7.279 m²; për Qarkun Elbasan (ZVRPP Elbasan, Peqin, Librazhd), numri i parcelave ndërtimore është 372, me sipërfaqe të përgjithshme 93.442 m²; për Qarkun Durrës (ZVRPP Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 85, me sipërfaqe të përgjithshme 28.954 m²; për Qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë), numri i parcelave ndërtimore është 257, me sipërfaqe të përgjithshme 70.094 m²; për Qarkun Fier (ZVRPP Fier, Lushnjë), numri i parcelave ndërtimore është 9, me sipërfaqe të përgjithshme 4.051 m²; për Qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 64, me sipërfaqe të përgjithshme 18.115 m²; për Qarkun Vlorë (ZVRPP Vlorë), numri i parcelave ndërtimore është 162, me sipërfaqe të përgjithshme 41.984 m² dhe për Qarkun Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër), numri i parcelave ndërtimore është 115, me sipërfaqe të përgjithshme 23.038 m².

Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara është është 229.092.338,97 lekë, ose më shumë se 1.8 milionë euro.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë.

Loading...
Loading...
Loading...