Loading...

Një zjarr ka përfshirë konviktet e qendrës stërvitore të një prej klubeve më të mëdhenj të futbollit në Brazil duke i marrë jetën 10 personave dhe duke plagosur 3 të tjerë.

Një zjarr ka përfshirë një konvikt në “Qendrën e Trajnimit të Futbollit” në Brazil, duke vrarë 10 persona dhe plagosur tre të tjerë . Mësohet se të rinjtë ishin pjesë e klubit të “Flamengos”, e një prej klubeve më të mëdha të futbollit në Rio de Janeiro.

Gjashtë nga viktimat ishin lojtarë të rinj dhe katër ishin punonjës në Ninho de Urubu, i cili ishte terren trajnimi i klubit të futbollit Flamengo në Rio de Janeiro.

Gjithashtu bëhet e ditur se zjarri ka rrënë rreth orës 05.00 të mëngjesit, me orën lokale gjatë kohës kur lojtarët e rinj po flinin në konviktin e kompleksit të trajnimit në kryeqytet, kur ambientet e kësaj qëndre filluan të shkatërroheshin nga flakët, transmeton Indipendent. Sipas mediave vendase raportohet se ende nuk dihet shkaku i zjarrit . Flamengo është një nga klubet më të mëdha dhe më të njohura të Brazilit në nivel ndërkombëtar. Ata aktualisht ulen në vendin e dytë në tabelën Série A të Brazilit dhe kanë fituar ligën pesë herë.

Lojtarët e ekipit të të rinjve, ishin të moshës 14-17 vjeç, ndërsa asnjë prej viktimave nuk është identifikuar ende.

Loading...
Loading...
Loading...