Loading...

Ka përfunduar në Belsh Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”, edicioni i 4-t.
Në këtë Festival morën pjesë trupa nga Shqipëria dhe trojet shqiptare të cilët shpalosën traditën, kulturën dhe folkun e pasur të vendit tonë.
Gjatë dy netëve, ky festival u ndoq me interes nga mijëra banorë të zonës.
Gjithçka ishte organizuar mjaft bukur nga Bashkia Belsh në një peizazh të mrekullueshëm të liqenit të Belshit.
Në fjalën e marrë me këtë rast kryetari i bashkisë Arif Tafani ka falënderuar gjithë trupat ppjesmarrëse për performmancën e tyre.
Ai u shporeh mes të tjerash se, ky aktivitet i kthyer në traditë prej katër vitesh, ashtu edhe dhjetëra aktivitete të tjera të organizuara nga bashkia, kanë për qëllim që të kthejnë Dumrenë në një atraksion turistik për vizitorët brenda dhe jashtë vendit. Veç të tjerash ai evidentoi edhe traditat e pasura që ka zonë e Dumresë.
Festivalin e përshëndeti edhe deputeti Musa Ulqini.
Në fund juria shpërndau çmimet fituese.

Loading...
Loading...
Loading...