Loading...

Riorganizimi i partisë, reforma zgjedhore dhe 9 kushtet e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë kanë qenë në fokus të një takimi të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve.

Burimet brenda mbledhjes bëjnë me dije për RTV Ora bëjnë me dije se Basha ka urdhëruar kryetarët që të nisen të punojnë sikur zgjedhjet do të zhvillohen nesër.

“Duhet riorganizim, në të njëjtat kushte sikur të ishim në zgjedhje. Punoni me njerëzit, hapuni me partinë sikur të ishim me zgjedhje” mësohet të jetë shprehur Basha.

Ndërkohë nesër në orën 11:00, Basha pritet të ketë një takim në selinë blu me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar.

Loading...
Loading...
Loading...