Loading...

Gjermanja “BILD” ka publikuar rreth 16 kaseta përgjimesh pasditen e sotme, ku listës së gjatë të zyrtarëve të inkriminuar në shit-blerjen e votës i është shtuar edhe Damian Gjiknuri.

Ish-minitri i Infrastrukturës, Gjiknuri, në një bisedë telefonike me zyrtarin e ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i thotë këtij të fundit që të mos bëhet merak pasi ishin marrë masa që gjithçka të ishte nën kontroll.

Fjala është për disa vëzhgues të panjohur të cilët Keshi i kishte parë të ishin mbërritur, por Gjiknuri i thotë drejtorit te MB-së që janë marrë masa dhe do dërgohet një furgon me çuna gangstera.

Pjesë nga biseda e përgjuar nr. 10:

Damian Gjiknuri: Ca bëhet? Naj marak naj gjë?

Keshi: Po do të vijnë këta deputetët.

Gjiknuri: Tashi do vijën ata se kanë qenë natën aty pa gjume. Po do vijnë mo, ja do vijnë tashi.

Keshi: Vijnë ca vëzhgues nga rrethet nga ata të tjerët që se di se kush janë

Gjiknuri: E di mo ashtu e di, ashtu bëjnë ata. Unë do të çoj edhe ca çuna aty, t’kesh i furgon kshtu gangestera që tjenë aty.

Keshi: Mirë.

Gjiknuri: Do nis ca që të rrinë aty, t’rrinë ke shtabi jot, por të mos dalin shumë se janë nga ata tipat problematik por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Keshi: Ok.

Përgjimi këtu.

Loading...
Loading...
Loading...