Është përkujtur sot 100 vjetori i lindjes së Ptoleme Xhuvanit, dëshmorit që dha jetën për atdheun që në moshën 26 vjeçare. Kjo veprimtari përkujtimore është inicjuar nga Organizata e Veteranëve Elbasan, me mbështetjen e pushtetit lokal.

Emrin e heroit Ptoleme Xhuvani e mban dhe një shkollë në Cerrik ku veç nxënësve të nderuar që ka nxjerrë, nga aty kanë dalë dhe njerëz me emër. Kryetarja e organizatës së veteranëve Xhuljeta Graceni gjatë hapjes se ceremonisë ka theksuar vlerat e jashtëzakonshme dhe kontributin që dëshmori Ptoleme Xhuvani ka dhënë për Elbasanin dhe të gjithë Shqipërinë. Ndërsa Bardhyl Toda nënkryetar i kësaj organizate tregon më shumë rreth jetës së Ptoleme Xhuvanit dëshmorit të Pojskës. Për vlerat dhe meritat e Ptoleme Xhuvani, foli dhe Bukorosh Stafa Kryetar i Këshillit të Qarkut. Ai theksoi faktin se veprimtari të tilla për njërëz me kontribute në shoqëri do të organizohen gjithmonë dhe se pushteti lokal do jetë gjithmonë përkrahës.

Nga të shumtët e familjarëve te pranishëm në aktivitet u prononcua nipi i tij Aleksandër Xhuvani falenderoj për përkujtimi e xhaxhait në një aktivitet të këtij niveli dhe se kthimi në vendlindje I solli shumë nostalgji.Ptoleme Xhuvani dëshmor i Pojskës i mbaroi studimet në France në vitin 1789. Ai kontribuoi për ruajtjen e lirisë së atdheut. /EdliraXherri/ Elbasaninews

loading...