Loading...

Përleshje me thika e sende të forta në Elbasan, dy shtetas përfundojnë në spital.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen ‘Syrja Dylgjeri në këtë qytet.
Mes shtetasve Enver Xhezairi 62-vjeç dhe shtetasit Myslim Lecaj 62 vjeç ka ndodhur një përplasje fizike e cila është shoqëruar me përdorimin e sendeve të forta dhe thikave.
Si pasojë e kësaj përleshje që të dy kanë marrë plagë të ndryshme në trup dhe janë dërguar në spital.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor që kryen veprimet proceduriale.
Sipas të dhënave paraprake konflikti ka ndodhur për motive banale.

Loading...
Loading...
Loading...