Loading...

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen Arbëria në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani, dyshohet se personat e lënduar janë therur me thikë.

Ai për Koha.net ka thënë se viktimat janë dërguar për trajtim në QKUK derisa nuk ka bërë të ditur arsyet e përleshjes, njofton Koha.net.

“Me 15.08.19 rreth orës 22:00, në rrugën Ahmet Derguti të lagjes Arbëria ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime të rënda nga mjeti i ftohtë thikë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përderisa dy personat e lënduar janë duke u trajtuar ne QKUK”, ka thënë ai.

Loading...
Loading...
Loading...