Loading...

Ky është momenti shokues kur dy vëllezër, djemtë e një gruaje të vrarë, sulmuan në sallën e gjyqit vrasësin e nënës së tyre, përpara se gjykata të merrte vendimin përfundimtar për këtë të fundit.

62-vjeçari, Dale Williams, ishte në pritje të dënimit në Gjykatën e Youngstown për vrasjen e 46-vjeçares Elizabeth Pledger-Stewart, kur fëmijët e viktimës nisën sulmin e tyre.

Kamerat e në sallën e gjyqit filmuan përleshjen dramatike, ku dy vëllezërit godasin vrasësin e dënuar, në përpjekje për ta qëlluar në kokë.

Të dy vëllezërit u arrestuan dhe u dënuan me 30 ditë burg për shpërfillje të gjykatës.

Vrasësi i dënuar u dërgua në spital për një kontroll mjekësor, ndërkohë që dënimi për të është shtyrë.

Williams u arrestua fillimisht pasi dëshmitarët okularë i thanë Policisë së Youngstown se panë që ai vrau 46-vjeçaren në qershor 2017.

Vrasësi thuhet se u përplas në pjesën e pasme të makinës së Pledger-Stewart dhe kur ajo doli nga automjeti, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 62-vjeçari.

Oficerët e Policisë së Youngstown u tërhoqën, teksa po ndodhnin të shtënat. Më pas Wilson u dorëzua.

Williams mund të përballet me një dënim prej 23 vitesh.

Burimi: DailyMail |JOQ Albania

Loading...
Loading...
Loading...