Loading...

 

Nga Shkëlzen Henkoja

Tmerr nga shiu në një fshat të Cërrikut. Si pasojë e reshjeve të denduara janë përmbytur 70 koshere me bletë. Por drama nuk mbaron me kaq. Në tentativë për të shpëtuar kosheret, nusen e shtëpisë e pickojnë bletët dhe ajo ka përfunduar e helmuar në gjendje të rëndë në spital.

E moshuara që ka mbetur e vetme në shtëpi tregon çastet e tmerrit. Sipas saj uji erdhi i vrullshëm deri në 1.5 m lartësi dhe përmbyti gjithçka, veçanërisht kosheret me bletë. Të gjithë pjestarët janë çuar për të shpëtuar mizën e bekume, por një nga kosheret është hapur dhe qindra bletë kanë pickuar nusen e shtëpisë që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Loading...
Loading...
Loading...