Loading...

 

Një vajzë e re meksikane është bërë e famshme në rrjetet sociale pasi u fotografua me të dashurin e saj.

Çfarë ka të pazakontë?

Vajza ngre djalin në kurriz, për ta ndihmuar atë të kalojë mbi ujin e akumuluar në rrugë pas shiut të madh.

Përdoruesit e kanë quajtur atë “super vajza”, që kur e reja ndihmon partnerin e saj për të parandaluar atë nga “një aksident” me ujin e akumuluar.

Një qytetar e pa skenën dhe mori disa fotografi dhe ai nuk hezitoi t’i postojë ato në Facebook në mënyrë që pjesa tjetër e përdoruesve të mund t’i shohin.

Siç pritej, pasi u viralizua, krijoi një debat intensiv.

Shumë përdorues kritikuan ashpër djalin, pasi ka lënë të dashurën e tij ta mbante atë, ku duhej e kundërta, shkruan joq.al.

Megjithatë, ka pasur edhe të tjerë që përgëzuan vajzën për shkak se ka ndihmuar të dashurin e saj të kalojë pellgun, duke treguar se ajo do të kishte ndonjë arsye për ta mbajtur mbi shpatullat e saj.

Loading...
Loading...
Loading...