Loading...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan ku si pasojë janë plagosur 4 persona. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, dy tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’.

Nga të plagosurit, një grua është në gjendje më të rëndë ndërsa dëmtime kanë marrë të tre shoferët e automjeteve të përfshirë në aksident.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Për transportimin e të plagosurve janë përdorur dy ambulanca. Shkaku i këtij aksidnti dyshohet të jetë një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardur të plotë ngjarjen si dhe për të mundësuar lëvizjen e rregullt të automjeteve në mënyrë që të mos krijohet trafik.

Ditën e sotme një aksident tjetër i rëndë ku humbi jetën një vajzë e mitur ndodhi në rrugën e Kombit. Babai i viktimës dyshohet se humbi kontorllin e makinës dhe më pas u përplas me një bordurë anësore gje që i shkaktoi vdekjen të miturës.

Loading...
Loading...
Loading...