Loading...
Loading...

 

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”. Mësohet se automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tjetër, për kryerjen e veprimeve të tjera proceduriale të arrestimit të tij.

Loading...