Loading...
Loading...

 

Një aksident i rëndë ndodhi sot pasdite në qytetin e Korçës, ku mbetën të vdekur nga përplasja e një makine babë e bijë. Sipas informacioneve mësohet se shtetasi Sokol Hoxha, ishte në trotuar bashkë më te bijën  vetëm 6 vjeçe kur u përplas për vdekje.

Më tej mësohet se njërën nga makinat e drejtonte Petrit Kupe, tashmë i shoqëruar nga policia. Po ashtu i shoqëruar është dhe Lorenc Pallashi, që po ashtu dyshohet se ka qenë shkaktar në aksident.

Petrit Kupe është ish-kryetari i Komunës së Libonikut, tashmë është administrator i Ujësjellës Kanalizime në Maliq.

Po ashtu gjatë kohës që ai ka qenë kryetar komune, është denoncuar nga një punonjës për favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Loading...
loading...
Loading...