Loading...

Dy trena udhëtarësh janë përplasur kokë më kokë në Barcelonë, duke lënë një person të vdekur e mbi 100 të tjerë të plagosur. Tre prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Dy trenat, të dy të kompanive të ndryshme po udhëtonin njëri drejt Barcelonës e tjetri po shkonte në Manresa, kur rrugët e tyre u kryqëzuan. Si pasojë drejtuesi i njërit prej tyre gjeti vdekjen. Autoritetet thanë se ishin pasagjerët ata që njoftuan për aksidentin. Ndërkohë ende po punohet për të zbuluar se çfarë mund të ketë shkuar keq dhe si është e mundur që të dy ishin në të njëjtën hekurudhë.

Nuk është hera e parë që një përplasje e tillë ndodh në Barcelonë. Vitin e kaluar po në të njëjtin vend, nëntorin e kaluar një tren u përplas, ku gjeti vdekjen një person dhe 44 të tjerë u plagosën.

Loading...
Loading...
loading...