Loading...

Shpëtojnë për mrekulli udhëtarët e linjës Tiranë-Athinë. Autobuzi me të cilët ata po udhëtonin u përplas me një furgon me targa të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Ibë.  Autobuzi me targë KO 9496 B është përplasur me furgonin me targë El 1896 C. Përplasja ka qenë pa pasoja por udhëtarët kanë pësuar tronditje dhe frikë.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasje, por sipas të dhënave paraprake mendohet që njëri prej automjeteve të ketë rrëshqitur si pasojë e motit me lagështirë.

Loading...
Loading...
Loading...