Loading...

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajturGurorja e Kremenarit.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i Benzit.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Loading...
loading...
Loading...