Loading...

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vend. Këtë herë në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një motor.

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vend. Këtë herë në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime të shumta, ndërsa motori është përfshirë nga flakët duke u djegur.

Qytetarët i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesit të motorit, që është në gjendje të lirë, ndërsa dëgjohen teksa i thonë ‘Je për të parë dasmë vëlla, mos të kishe kokoren ishe harruar, unë thashë se u këput në mes” dëgjohen qytetarët.

Ky është aksidenti i katërt i regjistruar sot, teksa në Milot vdiq një grua, ndërsa në Korcë dhe Lushnje u plagosën tre persona.

Loading...
Loading...
Loading...