Loading...

Policia ka shoqëruar 15 persona pas përplasjeve të ashpra që u regjistruan mbrëmjen e kaluar në KZAZ numër 19 në Dibër. Mësohet se shoqërimet janë bërë në orët e para të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake numri i të arrestuarve po vjen në rritje. Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ nr. 19. Nga ana tjetër mbështetës të Partisë Demokratike Dibër po protestojnë para policisë për lirimin e personave të shoqëruar. 6 efektivë policie dhe 9 protestues morën lëndime pas përplasjeve të djeshme në Dibër. Policia përdori gaz lotsjellës për t’iu përgjigjur protestuesve.

Për ngjarjen reagoi edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin të gjithë ata që kanë sulmuar KZAZ-në dhe policinë, duke theksuar prerë se “Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit”.

Nga ana tjetër ish-deputeti Xhemal Gjunkshi deklaroi se Partia Demokratike distancohet nga dhuna pasi ajo sipas tij, është pjesë e skenarit të Edi Ramës dhe ministrit Sandër Lleshaj.

“Gjatë protestës nuk është lënduar asnjë punonjës policie. Gjate protestës nuk është dëmtuar asnjë objekt shtetëror dhe asnjë pronë private”, shkruan Gjunkshi.

Loading...
Loading...
Loading...