Loading...

 

Nëse deri tani keni menduar se nuk duhet të flini në të majtën tuaj, meqë në atë anë është e vendosur zemra, gaboni!

Hulumtimet e fundit kanë dalë në përfundimin se të fjeturit në anën e majtë përmirëson funksionet e organeve, në krahasim me krahun e kundërt që sjell më shumë shqetësime për organizmin.

Përmirëson funksionin e sistemit tuaj limfatik

Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë duke hequr mbeturinat dhe toksinat nga sistemet tona. Ekspertët thonë se gypi i kraharorit (kanali më i madh i sistemit limfatik) është i vendosur në anën tonë e majtë. Kjo është arsyeja pse duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të ndihmoni procesin e largimit të mbeturinave në mënyrë më efikase.

Shpretka do ta bëjë punën e saj shumë më mirë

Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe është e vendosur në anën e majtë të trupit tuaj. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, shpretka juaj punon në mënyrë më efikase. Arsyeja kryesore për këtë është graviteti që nxit rrjedhjen e gjakut në shpretkë, duke e lejuar atë të filtrojë papastërtitë më shpejt.

Nxit reduktimin e urthit

Ky pozicion mund të reduktojë urthin gjatë natës dhe mëlçia nuk do të mbingarkohet. Mëlçia është e vendosur në anën e djathtë të trupit dhe shtrirja në këtë anë e tendos këtë organ.

Të flesh në anën e majtë bën mirë për zemrën tuaj

Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në gjithë trupin. Për këtë arsye, pozicioni i majtë mund të ndihmojë zemrën tuaj që të bëjë punën e saj më lehtë dhe më me efikasitet. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, graviteti lehtëson funksionin e sistemit te qarkullimit.

Loading...
loading...