Loading...

 

Shpjegimin e jep kryebashkiaku i Cërrikut Altin Toska

Në kuadër të Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar, IPA, patëm nderin të mirëprisnim Kryetarin e Komunës Gostivar,Maqedoni Z. Arben Taravari sëbashku me një pjesë të ekipit të tij. Kjo vizitë ka në fokus një bashkëpunim të frytshëm midis Komunës Gostivar dhe Bashkisë Cërrik, për forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillimin e partneritetit dhe bashkëpunimit afatgjatë dhe zhvillimin e komuniteteve përkatëse. Zhvilluam një bisede të ngrohtë dhe miqësore dhe shkëmbyem mendime mbi synimet e bashkëpunimit të vendeve tona. Arritëm të bëjmë një marrëveshje për të aplikuar sëbashku në një projekt i cili do të jetë i përqendruar në inkurajimin e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Loading...
Loading...
Loading...