Loading...

Në gjendje të dehur, persona të panjohur rrahin kryetarin e bashkisë

Kryetari i Bashkise se Leposaviqit, Zoran Todiç
Kryetari i Komunës së Leposaviqit në Veri të Kosovës, Zoran Todiç, është rrahur nga disa persona të panjohur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Në turneun futbollistik të organizuar nga Komuna e Leposaviqit, gjatë mbrëmjes së djeshme raportohet se ka ndodhur një konflikt që degradoi në konfrontim fizik ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiç dhe bashkëpunëtori i tij, Stevo Petronijeviç.

Mësohet se Todiç dhe Petronijeviç janë rrahur nga shtetasi Andrija Antonijeviç dhe disa persona të tjerë, ndërkohë që kryetari i bashkisë po qëndronte në publik, duke shikuar ndeshjen e futbollit.

Loading...
Loading...
Loading...